Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Ukrainën. Federata Shqiptare e futbollit ka njoftuar së fundmi se mesfushori me tipare sulmuese është i dëmtuar.
Kuqezinjtë ndërkohë ndodhen në Valencia duke përgatitur miqësoren e 31 marsit.
Shqipëria vazhdon të mos përfitojë nga potenciali i Muçit. Silvinjo e ktheu në Kombëtare këtë muaj, por i besoi vetëm disa minuta në fund ndaj Polonisë.
Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit. Muçi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Trabzonsporin, që ka objektiva madhorë për këtë sezon.
