Lifestyle

Simfonia “Bota e Re” vjen në Tiranë me një natë magjike në Teatrin e Operas dhe Baletit

Kryeveprat më të njohura të kompozitorëve botërorë si Glinka, Tchaikovsky dhe Dvořák erdhën nëpërmjet koncertit Instrumentalo-Simfonik “Bota e Re”.

Këtë herë, TKOBAP-ja mikpriti violonçelistin e talentuar shqiptar, Klaudio Zoto, i cili erdhi posaçërisht nga Gjermania për të sjellë një interpretim magjepsës dhe plot emocion në Tempullin e Artit Shqiptar me Variacionet mbi një temë Rococo nga Tchaikovsky.

Uvertura nga “Ruslan and Lyudmila” e Glinka-s ishte një hapje shpërthyese, plot energji dhe virtuozitet, e cila përgatiti skenën për një vijim emocionues me Variacione mbi një temë Rococo nga Tchaikovsky, një vepër që ndërthur elegancën dhe ndjeshmërinë në tingujt e violonçelit.

Simfonia nr. 9 “Bota e Re” nga Dvořák

Një simfoni që mbart nostalgjinë e së kaluarës dhe shpresën për një të ardhme më të ndritur mbushi sallën me emocione të forta.

Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, nën dirigjimin e Sergio Alapont, një tjetër mbrëmje magjike u bë histori në Tempullin e Artit.

Të Ngjashme