Lifestyle

Simptoma që tregojnë se jeni të dehidratuar

Sidomos në verë, dhe sidomos nëse ushtrohemi, rreziku i dehidratimit është më i madh nga sa mund të mendojmë. Dhe shpesh trupi ynë na tregon në mënyra jo aq të dukshme se ka nevojë për më shumë konsum lëngjesh. Cilat janë shenjat paralajmëruese?

Ndiheni të lodhur

Nëse filloni të ndiheni të lodhur në momentin që zgjoheni edhe pse mendoni se keni fjetur mirë, shkaku mund të jetë dehidratimi. Shtoni një gotë ujë në rutinën tuaj të mëngjesit përveç kafesë dhe mund të filloni të shihni një ndryshim.

Keni probleme me përqendrimin

Kur mendja juaj ndihet e turbullt, ka të ngjarë të kërkoni një gllënjkë tjetër kafeje për t’ju zgjuar. Por provoni ta kombinoni kafenë me ujë, pasi vështirësia në përqendrim mund të jetë një tjetër simptomë e dehidratimit.

Keni kapsllëk

Një dietë e pasur me perime me gjethe dhe fibra, si dhe marrja e mjaftueshme e lëngjeve, mund të ndihmojë në funksionimin e duhur të zorrëve. Të kombinuara, ato mund ta bëjnë shumë më të lehtë shkuarjen në tualet.

Keni dhimbje koke

Po, nuk është domosdoshmërisht për shkak të lodhjes ose ndryshimeve hormonale, faktorë të cilëve zakonisht ua atribuojmë këtë simptomë bezdisëse. Mundohuni të rrisni konsumin tuaj të përditshëm të ujit dhe lëngjeve të tjera dhe mund të jeni në gjendje të kufizoni qetësuesit e dhimbjeve.

Keni erë të keqe të gojës

Nuk lidhet vetëm me konsumimin e ushqimeve të caktuara dhe higjienën e dobët orale, por edhe me thatësinë në zgavrën orale, një problem tjetër që i atribuohet edhe dehidratimit (i cili, nga ana tjetër, nuk favorizon prodhimin e pështymës).

Të Ngjashme