Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë për pagat

 
   

Sindikatа e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës – SPERTK ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, partitë politike, si dhe të gjithë aktorët vendimmarrës në vend dhe nga Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së, që me urgjencë të zgjidhin çështjen e pagave të punëtorëve të transmetuesit public.

Në të kundërtën, kjo sindikatë thotë se do të detyrohet të protestojë për të drejtat dhe pagat e punëtorëve të saj, të garantuara me ligj.

“Aktualisht, rreth 700 familje të punëtorëve të RTK-së kanë mbetur pa të ardhura, duke u përballur me detyrime të mëdha financiare dhe vështirësi jetike.
Në kohën kur në institucionet e shtetit po flitet për rritje pagash, punëtorët e RTK-së nuk i kanë marrë as pagat bazë që u takojnë ligjërisht”.

“RTK është pjesë e shtetit të Kosovës, dhe punëtorët e saj janë taksapagues të rregullt të këtij vendi. Prandaj, kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme institucionale për ta zgjidhur këtë situatë të padrejtë dhe të papranueshme”.

“Nëse kërkesa jonë nuk gjen zgjidhje në një afat të shkurtër kohor, SPERTK do të nisë protestat, të cilat më pas do të pasohet nga greva e përgjithshme, përfshirë bojkotimin e çdo ngjarjeje publike që zhvillohet në vendin tonë”.

“Kjo gjendje është e patolerueshme dhe ka mundur të parandalohet me një planifikim të përgjegjshëm institucional”, thuhet në një njoftim të kësaj sindikate.