Syria ka mirëpritur të mërkurën mbështetjen ndërkombëtare për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit.
Të martën në mbrëmje, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë që i bënte thirrje Izraelit të tërhiqej nga Lartësitë e Golanit në Siri, duke riafirmuar se pushtimi dhe aneksimi i territorit nga Izraeli janë “të paligjshëm”.
Votimi kaloi me 123 vota pro, 7 kundër, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në, dhe 41 abstenime, raporton Anadolu.
Ministria e Jashtme e Sirisë tha në një deklaratë se votimi “mbështet qartë qëndrimin e Sirisë, sepse rezoluta e përshkruan pushtimin e vazhdueshëm të Lartësive të Golanit nga Izraeli si një pengesë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në rajon”.
Rritja e votave mbështetëse nga 97 vitin e kaluar në 123 këtë vit “tregon shkallën e mbështetjes së gjerë ndërkombëtare për Sirinë e re dhe qëndrimin e saj parimor kombëtar ndaj Golanit të pushtuar”, shtoi deklarata.
Rezoluta përmend se Izraeli nuk i është përmbajtur Rezolute 497 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1981, dhe se pushtimit i territorit sirian është një pengesë në arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Rezoluta 497 i bën thirrje Izraelit të përfundojë aneksimin de facto të Lartësive të Golanit.
Damasku ka falënderuar Egjiptin për dorëzimin e rezolutës dhe ka falënderuar vendet që e kanë mbështetur atë në mënyrë të vazhdueshme.
Izraeli ka vazhduar shkeljet e armëpushimit dhe sovranitetit të Sirisë duke sulmuar atë thuajse çdo ditë.

