Lajme

Siria u jep shtetësinë kurdëve, njeh gjuhën kurde si “gjuhë kombëtare”

Ministria e Brendshme e Sirisë urdhëroi të mërkurën zbatimin e menjëhershëm të Dekretit nr. 13 të vitit 2026, i cili u jep shtetësi siriane të gjithë qytetarëve me origjinë kurde që jetojnë në Siri, përfshirë ata të regjistruar më parë si pa shtetësi, duke garantuar barazi të plotë në të drejta dhe detyrime.

Ministri i Brendshëm, Anas Khattab konfirmoi se dekreti shfuqizon të gjitha ligjet dhe masat e jashtëzakonshme që rrjedhin nga regjistrimi i vitit 1962 në provincën Hasakah.

Ministritë dhe autoritetet përkatëse janë ngarkuar të nxjerrin udhëzimet zbatuese dhe të thjeshtojnë procedurat për qytetarët kurdë, me afat përfundimtar 5 shkurt 2026.

Më 17 janar, Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa nxori një dekret të posaçëm që e njeh komunitetin kurd si pjesë integrale të kombit sirian dhe garanton të drejtat e tyre kulturore, gjuhësore dhe civile.

Sipas dekretit, gjuha kurde njihet si “gjuhë kombëtare” dhe lejohet mësimi i saj në shkollat publike dhe private në zonat me popullsi të konsiderueshme kurde.

Dekreti shpall gjithashtu 21 Marsin, Festën e Novruzit, festë zyrtare të paguar në të gjithë vendin dhe udhëzon institucionet shtetërore të promovojnë një diskurs gjithëpërfshirës, duke ndaluar diskriminimin dhe nxitjen e konflikteve etnike.



Të Ngjashme