Lajme

Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos udhëtojnë në 76 vende, mes tyre edhe Kosova

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë masa për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ku janë prekur edhe disa destinacione të njohura për pushime, si Tajlanda, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt dhjetëra vendeve për shkak të konfliktit.

Lista e Ministrisë së Jashtme dhe e Zhvillimit për shtetet e Bashkësisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), e cila përditësohet vazhdimisht, krahas këtyre destinacioneve që shumë britanikë kanë shkuar për pushime, pjesë të kësaj liste ka bërë edhe Kosovën,  duke rekomanduar shtetasit e saj të mos udhëtojnë, përveç në raste të domosdoshme, shkruan The Mirror.

FCDO ka listuar 76 vende që britanikët duhet t’i shmangin për momentin për shkak të konfliktit, duke u shënuar si zona që nuk mund të shkohet.

Afghanistan, Bjellorusi, Burkina Faso, Haiti, Iran, Irak, Izrael, Mali, Nigeria, Palestinë, Rusi, Sudani Jugor, Siria, Venezuela, Jemen, Algjeri, Armeni, Azerbejxhan, Benin (pjesa veriore), Burundi, Kameruni, Republika Qendrore Afrikane, Çadi, Kongo, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjeorgjia, India, Indonesia, Kenia, Jordania, Libia, Lebanon, Mauritania, Moldavia, Mozambiku, Mianmar (Birma), Pakistan, Filipine, Sudan, Arabia Saudite, Somalia, Tunizia, Turqia, Ukraina, Kuba, Kuvait, Koreja e Veriut, Katar.

FCDO këshillon të shmanget çdo udhëtim përveç atij të domosdoshëm në këto zona:

Angola, Bangladesh, Bolivi, Brazil, Kamboxhia, Gana, Kolumbia, Ekuador, Guatemala, Kosova, Meksika, Malajzia etj.

Zona të mëdha të hapësirës ajrore mbeten të mbyllura në gjithë Lindjen e Mesme. Disa linja ajrore, kanë thënë se po “monitorojnë nga afër situatën” dhe kanë anuluar “një numër fluturimesh drejt Lindjes së Mesme”.

Të Ngjashme