Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Situata në veri, Hoti: Turistët e huaj po i anulojnë vizitat

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, ka deklaruar se tensionet e fundit në veri të vendit kanë pasur ndikim negativ tek turistët e huaj që kishin planifikuar të vinin.

“Kemi dy-tri raste që ka pasur anulime së fundmi. Në bazë të raporteve të agjencive turistike ka pasë dy-tri raste me nga shtatë-tetë persona që e kanë anuluar vizitën”, është shprehur Hoti në emisionin informativ javor të ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

Nëse zgjat kjo situatë është tepër normale që do të ndikojë në turizëm”, ka vijuar ai.

Hoti ka përmendur se nga e kaluara njohin raste kur turistët e huaj kanë hezituar të vijnë në Kosovë, por që më pasë janë bindur se situata nuk ka qëndruar ashtu siç kanë menduar.

Ai më tej ka treguar se pritshmëritë janë që për vitin aktuale numri i vizitorëve të jetë më i madh sesa viti paraprak.

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual