Drejtoresha e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, në komunën e Pejës, Mejreme Kolica-Shatri tha se që nga hapja e qendrës së votimit në ora shtatë të mëngjesit, deri më tani gjithçka është në rregull dhe se materiali zgjedhor ka ardhur në kohë.
Edhe qytetarët që shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës u shprehën se procesi i votimit shkoi në rregull, pa ndonjë parregullsi.
Kolica-Shatri tha se i pari që ka votuar në këtë qendër është kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi.
Ajo bëri të ditur se në raundin e dytë të procesit zgjedhor në ketë qendër votimi nuk ka vendvotim me kusht.
Kolica-Shatri: Nuk ka votim me kusht në shkollën tonë
“Gjithçka është në rregull, votimi ka filluar në orën shtatë, i pari që ka votuar në shkollën tonë “Lidhja e Prizrenit”, është kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.. Është marrë në orarë të caktuar ashtu siç e kemi pasur.. Në shkollën tonë kanë të drejtë katër mijë e 100 votues, pesë vendvotime, me kusht nuk ka në shkollën tonë kësaj radhe”, tha Kolica-Shatri.
Qytetari Besim Berisha tha për KosovaPress, se procesi i votimit ishte në rregull.
Berisha: Procesi si gjithmonë shumë në rregull
“Procesi si gjithmonë shumë në rregull.. Për momentin jo se mesiguri është shumë herët, besoj që janë të tjerët që janë në vëzhgim”, tha Berisha.
Ndërsa, Ethem Drenica tha se nuk ka vërejtur ndonjë parregullsi.
Ai pret që të bëhet mirë në komunën e Pejës nga këto zgjedhje lokale.
Drenica: Presim të bëhet më mirë
“Një minute, një kandidat e përfundoi puna. Jo nuk ka parregullsi. Presim mirë, duhet me bë mirë”, tha Drenica.
Në këtë qendër votimi të drejtë vote kanë katër mijë e 100 votues, në pesë vendvotime.
Në komunën e Pejës të drejtë vote kanë 120 mijë e 244 qytetarë në 31 qendra votimi.
Gjithsej në Kosovë në balotazh sot janë 18 komuna në të cilat nuk pati fitues më 12 tetor.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë
Rundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

