Aktuale

SKANDAL brenda zyrave të IKMT, drejtorët rrihen me tyta pistoletash, kunati i Ergys Agasit masakron Fatmir Metën dhe jep dorëheqjen te Afrim Qëndro

Fatmir Metaj, drejtues i një drejtorie në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është dhunuar barbarisht nga kolegu i tij Klesti Çela dhe tre persona të tjerë. Shkak është bërë një masë bllokimi që Fatmir Metaj kishte vendosur ndaj një kompanie që derdhte dhera në rrethinat e Tiranës.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se Klesti Çela është drejtor i Mjedisit në IKMT dhe ka shkuar në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë, dhe pas një debati të shkurtër verbal, e kanë qëlluar këtë të fundit me grushte, shkelma e qyta pistolete.

Ngjarja është në përmasat e skandalit sepse bëhet fjalë për një nga Inspektoriatet më të rëndësishme të shtetit dhe drejtorët rrihen brenda institucionit, mes tyre, me qyta pistoletash.

Për më tepër, nga burime paraprake theksohet se drejtori Fatmir Meta ka zbatuar një urdhër të Kryeinspektorit të sapoemëruar, Afrim Qëndro, duke bllokuar mjetet e një kompanie private sipas parashikimeve ligjore, sepse po shkarkonin dhera e interte në periferi të kryeqytetit duke ndotur mjedisin.

Mirëpo, me këtë vendim nuk ka rënë dakord drejtori tjetër Klesti Çela, i cili ka mësyrë në zyrën e Fatmir Metës bashkë me tre persona të tjerë dhe e kanë dhunuar. Gjatë sherrit, raportohet se janë nxjerr dhe armët e zjarrit, me qytat e të cilave është qëlluar në kokë e trup Fatmir Metaj.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se me emërimin e Afrim Qëndros ishte në një proces transformimi të shërbimit ndaj qytetarëve, por mesa duket, me mentalitet të vjetër ndaj punonjësve të institucionit.

Siç bëhet me dije, drejtori i Mjedisit në IKMT, kunati i Ergys Agasit, menjëherë pas sherrit të dhunshëm ku është përfshirë ka shkuar në zyrën e Kryeinspektorit Afrim Qëndro dhe ka dhënë dorëheqjen. Pritet që për rastin e Klesti Çelës dhe Fatmir Metës të reagojë edhe Policia e Shtetit.

Fatmir Meta është i njohur për shumë episode si drejtues i IKMT-së, por më së fundi është rikthyer në vëmendjen e mediave verën e kaluar, kur ndërmori aksionin për prishjen e paligjshme të bujtinave dhe strukturave akomoduese në Theth.

Të Ngjashme