Publicisti Milaim Nela në një postim të tij në Facebook ka kritikuar gazetaren shqiptare Grida Duma për mënyrën se si ka realizuar intervistën me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai thotë se në një mënyrë jo etike, gazetarja Duma i është drejtuar presidentes në emër, Vjosë.
Publicisti Nela përmend edhe intervistën kur e njëjta gazetare i ishte drejtuar edhe Princit të Kurorës Leka II ne emër, Lekë.
Postimi i plotë:
VJOSË….DHE…TI LEKË!
Ndoqa mbrëmë një intervistë që Grida Duma i kishte marrë Presidentes së Kosovës Zj Vjosa Osmani!
Më la një shije shumë të keqe dhe u ndjeva i fyer si shikues që Zj Duma që mbahet edhe si eksperte komunikimi i adresohej në mënyrë jo etike presidentes….Vjosë! …duke injoruar statusin e saj publik si Presidente e Shtetit të Kosovës! Dhe këtë e bëri disa herë!
Ata që e kanë punësuar Grida Dumën a e kanë trajnuar se si duhet të ju drejtohet të intervistuarëve e në veçanti personaliteteve publike?!
Me sa duket kjo është një sëmundje e Top Channel se edhe një tjetër gazetare që ka dalë po nga kjo fabrikë mediatike i drejtohej pa pikë turpi dhe konsiderate në një intervistë Princit të Kurorës Leka II….Ti Lekë!…!

Pamje nga intervista
