Aktuale

SKEMA E MASHTRIMIT/ 187 MIJË EURO dëm qytetarëve! Ky është 35-vjeçari që ra në rrjetën e policisë pas ekstradimit nga Gjermania

Një 35-vjeçar, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte përmes mashtrimeve në call center, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Eltion Logu 35 vjeç, i lindur në Tropojë, i cili dyshohet se së bashku me persona të tjerë u ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej rreth 187 000 eurosh.

Sipas autoriteteve, në korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, të kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe në dëm të disa shtetasve.

Interpol Tirana

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”.

Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Ëiesbaden, në vijim të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Eltion Logu 35 vjeç, të lindur në Tropojë.

Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kruer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Eltion Logu dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik.

Të Ngjashme