1
Qendra e Skive në Brezovicë ka lëshuar një paralajmërim serioz pas një incidenti të ndodhur sot, ku tre skiatorë kanë hyrë jashtë pistave të shënuara, duke shkaktuar një ortek bore.
Sipas njoftimit të Qendrës së Skive në Brezovicë, dy nga skiatorët janë larguar vetë nga vendngjarja, ndërsa një tjetër ka mbetur në majë të një piste të pashënuar me këmbë të lënduar.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit të shpëtimit, skiatori është transportuar në mënyrë të sigurt në ambulancë.
Moneytizer Paragrafi 4
“Në këtë mënyrë, individët e papërgjegjshëm kanë rrezikuar jetën e tyre, si dhe jetën e shpëtimtarëve gjatë ndërhyrjes”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë të ditur se për incidentin është njoftuar edhe policia.
Qendra e Skive Brezovicë apelon tek të gjithë skiatorët dhe snowboarder-ët që të përdorin vetëm pistat zyrtare dhe të shënuara, pasi skijimi jashtë tyre përbën rrezik serioz për jetën e vizitorëve dhe të ekipeve të shpëtimit.
