Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sllovenia shpall Netanyahun “person non grata” dhe i ndalon udhëtimin

Qeveria sllovene ka shpallur ” person non grata”  dhe ka lëshuar një ndalim udhëtimi efektiv kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ajo këtë e konsideroi si mënyrën e saj për të shprehur “një mesazh të qartë” se Sllovenia pret që Izraeli të zbatojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Vendimi u konfirmua nga zëvendësministrja e jashtme për çështjet evropiane, Neva Grašič, shkruan The Guardian.

Vendimi vjen pas masave të ngjashme kundër dy ministrave të kabinetit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich , në korrik.

Reuters vuri në dukje se Sllovenia , një shtet anëtar i BE-së që vitin e kaluar njohu shtetin palestinez, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.