Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që e shpallin Lidhjen Demokratike të Kosovës “të vdekur”.
Ai i quajti këto sulme “smirë patologjike”, duke kujtuar se vetëm pak javë më parë të njëjtët zëra thoshin se Kosova ka nevojë për një LDK të fortë.
Postimi i plotë:
Shkojnë aq larg sa e shpallin LDK-në të vdekur, kjo është më tepër se nekrofili, kjo është një smirë patologjike, e vetëm para disa javësh po të njëjtit deklaronin se Kosova ka nevojë për një LDK të fortë!
LDK është e antarsisë, veprimtarëve dhe e popullit, jo e individëve.
LDK ishte, është dhe do jetë këtu me Republikën!