Lajme

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Pas mbylljes së kutive të votimit, Peter Magyar është pritur me brohoritje të forta nga mbështetësit e tij jashtë selisë së partisë Tisza, nga ku tha ndihet “optimist”, por i kujdesshëm për rezultatet e zgjedhjeve.

Ai tha se pjesëmarrja jashtëzakonisht e lartë, që sugjeron se rreth 6 milionë njerëz votuan, tregon se hungarezët e dinë sa të rëndësishme janë këto zgjedhje.

Magyar foli për fushën e pabarabartë zgjedhore që kryeministri Viktor Orbán ka ndërtuar gjatë 16 viteve të tij në detyrë.

“Hungaria nuk është një demokraci funksionale”, tha keyeopozitari.

Ai falënderoi vëzhguesit e pavarur që ishin ofruar vullnetarisht për të monitoruar votimin.

Të Ngjashme