Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sormaz për stërvitjen ushtarake me Kinën: Mund ta bëjë vetëm armiku i Serbisë

Ish-deputeti i SNS-së në Serbi, Dragan Sormaz, kritikuar presidentin e Serbisë për ushtrime të përbashkëta ushtarake me Kinën.

Ai në një postim në X ka thënë se është e papërgjegjshme një stërvitje e tillë kur ShBA, BE e Japonia janë marrë vesh për të ardhmen ekonomike dhe të sigurisë.

“Të organizosh dhe të zhvillosh një stërvitje ushtarake me Kinën, sot mund ta bëjë vetëm armiku i Serbisë! Në ditët kur bota euroatlantike është marrë vesh për të ardhmen ekonomike dhe të sigurisë – SHBA me BE-në dhe Japoninë, është skajshmërisht e papërgjegjshme të kesh një stërvitje të tillë!”, ka shkruar ai