Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot, 115 vite nga lindja e humanistes shqiptare Nënë Tereza

Sot, më 26 gusht, kujtojmë 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, humanistes së madhe shqiptare, që u bë simbol i dashurisë, mëshirës dhe shpresës për mbarë botën.

Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup më 26 gusht 1910. Që e vogël e ndjeu thirrjen për t’iu kushtuar Zotit dhe ndihmës ndaj të varfërve. U bë murgeshë dhe më pas themeloi urdhrin e “Misionareve të Bamirësisë”, duke u kujdesur për të sëmurët, jetimët dhe të braktisurit, fillimisht në Indi e më pas kudo në botë.

MGID Paragrafi 2

Figura e saj u nderua me shumë çmime ndërkombëtare, mes tyre edhe Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, duke u bërë një nga figurat më të dashura për njerëzimin.

Për shqiptarët, ajo është krenari kombëtare dhe shembull i përjetshëm i mirësisë dhe sakrificës. Kujtimi i saj vazhdon të frymëzojë breza të tërë për të bërë më shumë mirësi dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar