Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Sot bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga QNR-ja për zgjedhjet lokale

 
   

Sot do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Puna e KQZ-së dhe anëtarëve të saj do të nisë nga ora 08:00, thuhet në njoftim.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës është 2 milionë e 69 mijë e 98. Prej tyre, nga jashtë Kosovës janë regjistruar për votim 43 mijë e 993 qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ-së.

Në garë për zgjedhjet e rregullta lokale janë 206 kandidatë për kryetarë dhe mbi 5 mijë për këshilltarë komunalë.