Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot, ceremonia e varrimit të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqit

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes së gjyqtarit varroset në orën 16:00, në vendlindjen e tij, Stom-Golem në Shkodër.

Po ashtu, sot më 8 tetor 2025, nga ora 9:00 deri në 11:00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Vizitat e ngushëllimit në qytetin e Shkodrës do të bëhen në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më 8 tetor 2025, prej orës 14:00 deri në 16:00.

Tags: