Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Sot do ishim krenarë, do diplomoje’, mes dhimbjes flet halla e Daorsës

Dhimbje e pashuar dhe apel i fortë për drejtësi!

Familja Spahija është përballur me tragjedi javën e kaluar, kur studentja 25-vjeçare nga Gjakova, Daorsa Spahia, e cila studionte në Tetovë, humbi jetën papritur.

Moneytizer Paragrafi 2

Sot, pikërisht në ditën kur Daorsa do të festonte diplomimin, halla e saj, Valbona Spahiu Ramadani, ka ndarë një postim në TikTok që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Në Story-n rrëqethës, Valbona ka shprehur dhimbjen e familjes në ditën që do diplomonte Daorsa:

Moneytizer Paragrafi 4

“Sot po diplomon engjulli. Daorsa ti sot do të diplomoje, ne sot do ishim shumë krenar me ty, ne sot do festonim suksesin tënd e do postonim çdo kund DR. DAORSA SPAHIJA”.

Halla thekson se Daorsa ishte në prag të një arritjeje të madhe, vetëm shtatë ditë para ditës më të lumtur të jetës së saj. Ajo shton me hidhërim:

“Si ndihet sot ai i mallkuar, që sot do ishte dita më e lumtur e jetës tënde që veq 7 ditë para diplomimit tënd ta mori jetën o zemra jonë.”

Postimi merr një ton të fortë thirrjeje për drejtësi, duke iu drejtuar shtetit dhe shoqërisë. Valbona u bën apel grave të mos heshtin dhe të kërkojnë drejtësi për Daorsën dhe për të gjitha vajzat tjera, duke akuzuar se “shteti jonë i ka mbyllur sytë e veshët.”

Ajo thekson se Daorsa pritej të merrte titullin DR. në Kosovë, por vetëm gjashtë ditë para këtij momenti tragjik u kthye në arkivol. Në fund të mesazhit, Valbona i bën thirrje për reagim edhe qeverisë, shoqatave për të drejtat e femrës dhe Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo e përmbyll postimin me fjalë të thella dashurie: “Zemra jonë ti sot u bëre Doktoreshë e ne jemi krenar me ty gjithë jetën.” /Prive