Politik

Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash

 
   

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin ku, më 23 janar 2026, janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.

Sipas Gjykatës, ky njoftim vlen vetëm për oraret e seancave dëgjimore, ndërsa procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore Prizren për caktimin e masës së sigurisë ende nuk ka përfunduar.

Numri përfundimtar i kërkesave dhe personave për të cilët do të kërkohet masa e sigurisë nuk është ende i përcaktuar.

Gjykata thekson se seancat dëgjimore janë caktuar për të siguruar organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kujdtojmë se 109 persona janë të ndaluar, të premten, për veprat penale të falsifikimit të rezultateve dhe për presion e për dhënie e marrje të ryshfetit, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në konferencë për media pas operacionit policor lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme