Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për trupat punuese

 
   

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 14:00.

Në këtë mbledhje të Kryesisë do të ketë konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Po ashtu diskutohet rreth miratimit të buxheteve komunale për tri komuna.

“Konsultim për funksionalizimin e trupave punuese të Kuvendit.

Diskutim rreth miratimit të buxheteve komunale për vitin 2025 për komunat Prishtinë, Gjilan, dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e përcjellë nga Kuvendi i Kosovës.