Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot “mundësia e fundit” për konstituim të Kuvendit

 
   

As në përpjekjen e 52-të, sot deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, rëndom si herat e kaluara, ua ndërpreu fjalën deputetes së PDK-së Vlora Çitakut, deputetes së LDK-së Hykmete Bajramit, dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijajt.

Seanca e radhës është sot, në të fundit tentativë për konstituim, para hyrjes në fuqi të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më 27 qershor u dha kohë deputetëve 30 ditë për të konstituuar Kuvendin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë kompromis për votimin e kryekuvendarit dhe procedimin me formim të institucioneve.