Politik

Sot, nga Capitol Hill në Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

 
   

Sot, nga Capitol Hill në Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës.

Qartë.

Zyrtarisht.

Fuqishëm.

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA miratoi rezolutën H.R. 6411 për të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginë.

E iniciuar nga Kongresisti Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë.

Me përkrahje dypartiake.

Me mesazh të qartë për Beogradin.

Kjo është ditë e rëndësishme për shqiptarët e Luginës.

Dhe sinjal se padrejtësia nuk është e përjetshme.

Një betejë e gjatë.

Me durim, këmbëngulje dhe besim.

Me Joe dhe Shirley DioGuardi, Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane,

dhe komunitetin tonë të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Texas, përmes Albanians For America.

Sot, SHBA kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Jo me fjalë.

Me vepra.

Me aleancën me Amerikën.

Zëri ynë u dëgjua.

Puna jonë po shihet.

Nuk ndalemi. Nuk dorëzohemi.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme