Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ditë shënohet në Kosovë, Shqipëri e kudo ku organizohet mësimi në gjuhën shqipe.
7 Marsi është një ditë historike për arsimin shqip, pasi shënon edhe fillimin e mësimit në gjuhën shqipe në trevat shqiptare, që ishin nën Perandorinë Osmane, para shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Shkolla e parë shqipe u hap më 7 mars 1887, në Korçë, me mësuesin e parë Pandeli Sotirin.
Mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati dy dekada dhe drejtues të saj ishin figurat e rëndësishme të Rilindjes Shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Për nder të kësaj dite në të gjitha trevat shqiptare organizohen aktivitete të ndryshme.
