Ditën e sotme ra në pranga polici Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policinë shkencore në Kukës, dhe i akuzuar për 3 vepra të rënda penale, përfshirë këtu shpërdorim detyre, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Por teksa sot mbi të rëndojnë këto vepra penale, vetëm para një viti ai është vlerësuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit me certifikatë për shërbime të dalluara, siç shihet në foton e mësipërme.
Kuçi akuzohet nga SPAK, si pjesë e grupit të Inez Hajrullës, i cili ka porositur dy vrasje si edhe akouzohet për trafik droge.
Po ashtu ditën e sotme u vu në pranga edhe ish-punionjësi i policisë Hames Demushi, i cili mësohet se është arrestuar në Zvicër.
Kujtojnë se janë zbardhur dhe dy vrasje të bujshme që tronditën vendin para disa vitesh, për llogari të veprimtarive kriminale, ku edhe dy ish-policët ishin pjesë.
Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme janë zbardhur 2 vrasje dhe episode të ndryshme të trafikut të drogës.
Mësohet se është zbardhur vrasja e Bledar Birçaj, ngjarje e ndodhur në maj të 2021 teka ai ishte në lëvizje me mjetijn e tij tip “BMW”X5, ku ndaj tij papritmas u hapën breshëri plumbash. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për pazare droge.
Në operacionin e zhvilluar në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm janë zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, që dyshohet të jetë kryer për hesape të veprimtarive kriminale.
Dy shtetas të tjerë janë ndaluar në Itali, njëri në Greqi dhe dy të fundit raportohet se janë Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla.
Mësohet se këta persona kanë porositur vrasjen dhe kanë ekzekutuar shtetasin Gentjan Qarri, i njohur dhe me nofkën “Gëçe”, ngjarje e ndodhur pranë Bibliotekës te Kisha Ortodokse, në lagjen “29 nëntori”, më datë 6 Shkurt 2021.
Forcat Speciale kanë bllokuar rrugën e sipërme të zonës së Ujit të Ftohtë, pas blloqeve të pallateve që ndodhen aty, duke ndaluar kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve, ndërkohë që një dron mbështet operacionin nga ajri.
Vrasja e Bledar Birçajt:
Bledar Birçaj, atë kohë 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri më 10 Maj të 2021-shit në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMË X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.
40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Viktima prej vitesh jetonte në Spanjë, ndërsa kur erdhi në Shqipëri ra pre e një atentati. Ende nuk dihet se kush ishin personat që qëlluan me breshëri plumbash dhe i shkaktuan vdekjen e Bledar Birçajt.
Rezart Kuci duke marre certefikate
