Lajme

Sot varrosen nëna me dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Shkodër

Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave 3 dhe 1 vjeç.
Viktimat do të varrosen sot në varrezat e Domnit në orën 15:00.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë e cila ishte e pabanueshme.

Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërësi të vendit të ngjarjes.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi.

Të Ngjashme