Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot varroset çifti bashkëshortor që vdiq si pasojë e aksidentit në Llapushnik

 
   

Sot do të bëhet varrimi i Shemsi dhe Ajshe Gashit, çiftit bashkëshortor i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në Llapushnik.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerëve do të bëhet nga ora 19:00.

Varrimi do bëhet te varrezat e Mëdha në Llapushnik.

Në këtë aksident tragjik, djali i tyre Fatlumi, mbeti i lënduar rëndë dhe po trajtohet në QKUK.