Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë këtë të enjte për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për ish-ministrin Lefter Koka.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Tereza Merkaj, shqyrtoi çështjen penale mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Në përfundim, Apeli vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Shkallës së Parë, duke rrëzuar kështu ankimin e SPAK.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykata e Lartë.
Vendimi i Apelit lë në fuqi konstatimin për humbjen e fuqisë së paraburgimit ndaj Lefter Kokës, ndërsa SPAK ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.
