Aktuale

SPAK goditi një tjetër grup të trafikut të kok*inës, kush është ‘koka’ nga Shijaku i dënuar edhe në Itali (Emri)

SPAK një tjetër grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Hetimet nisën pas goditjes së laboratorit të përpunimit të kokainës në Frakull ku u arrestua ish-kryekomunari dhe disa të tjerë.

Në kuadër të këtij operacionit, SPAK njoftoi se ka lëshuar edhe pesë urdhra të tjerë arresti Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit, Kevin (Arjan Margjoni), dhe më i njohuri prej tyre, Durim Keçi i dënuar në Xhenova në Itali për trafik droge dhe një sërë veprash të tjera penale.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar disa biznese dhe banesa. Ndërkohë, grupi i dytë që sillte drogën me lëkurë bagëtish është aktualisht në proces. Operacioni vjen në kuadër të dy operacioneve të tjera, ai trafikut të kokainës në pleh kimik dhe të trafikut të kokainës në lëkurë bagëtish.

Rreth 485 kg kokainë të përzier me pleh kimik u zbulua më 24 nëntor 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku, banesë e cila ishte kthyer në një laborator kokaine.

Dhjetë anëtarët e tjerë të grupit për kokainën e kapur në Frakull, Nikolin Gjolena, Viktor Cervanaku, Enxhi Ferhati, Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Redion, Julian Malaj dhe Marildo Rona, u dënuan në qershor të vitit të shkuar me 89 vite burg në total. Sakaq, për të akuzuarit e trafikut të kokainë me lëkurë bagëtish, procesi vijon ende.

Të Ngjashme