SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtaj ne Larushk të Fushë Krujës. RENEA është në kërkim të Ervis Matodoshaj në zonën e Ujit të Ftohtë.
Pas aksionit për arrestimin e Florjan Plakut, në Orikum të Vlorës dhe sekuestrimit të telefonit të Pole Qorrit, hetimet kanë vijuar nga ana e SPAK prej disa kohësh.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se prej kohësh eksponentë të dyshuar kriminal janë mbajtur nën vëzhgim duke ndërhyrë ditën e sotme në zonën e ujit të ftohtë ku është rrethuar një perimetër i gjerë i sigurisë.
Aksioni është bërë nga forcat Renea dhe SPAK dhe më pas është lajmëruar policia e Vlorës për mbështetje prezente është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
