Lajme

Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, i pret baca Rifat

Vizitën e saj zyrtare, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, e ku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy Ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prejRifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

Të Ngjashme