Lajme

Sqarohet IHMK: Nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me komunën e Prishtinës

 
   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një sqarim pas një reagimi që pati më herët gjatë ditës e të cilin pas pak minutash nga publikimi e hoqi nga faqja zyrtare në rrjetin social Facebook, ndaj komunës së Prishtinës. Ata thonë se kjo ishte si rezultat i një keqkuptimi.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton opinionin se publikimi fillestar dhe më pas largimi i menjëhershëm nga faqja zyrtare në Facebook i postimit lidhur me erërat dhe njoftimin e Komunës së Prishtinës ka qenë rezultat i një keqkuptimi”.

Ata në këtë sqarim kanë thënë se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje ndërmjet IHMK-së dhe Komunës së Prishtinës. “Përkundrazi, bashkëpunimi institucional është korrekt dhe në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet tutje në sqarim.

IHMK, thotë se në vazhdimësi, realizon njoftimin me kohë dhe me saktësi të institucioneve përkatëse dhe të qytetarëve lidhur me kushtet dhe fenomenet meteorologjike.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i ka reaguar komunës së Prishtinës që një ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj të diele për shkak të paralajmërimeve për erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se njoftimi i komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK.

“Njoftohet opinioni publik se ky njoftim i Publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e të cilët thirren në parashikimim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk qëndron, pra IHMK nuk e ka bërë një parashikim të tillë”, thuhet në reagimin e këtij instituti.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme