Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stojkoviq: Beogradi mban në sekret përfaqësuesit rusë e kinezë në paradën ushtarake, refuzon transparencë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mbajti një paradë ushtarake, ku mysafirët kryesorë ishin i dërguari special ushtarak rus dhe gjeneral brigade i ushtrisë kineze.

Ministria e Mbrojtjes refuzoi të bëjë publike emrat e përfaqësuesve të delegacioneve të Rusisë dhe Kinës, dhe këto emra vazhdojnë të mbahen sekret.

Deri më sot, ishte mbajtur në fshehtësi fakti se Serbia kishte blerë dhe sjellë nga Rusia sistemin për luftë elektronike Krasuha, me rreze veprimi 300 kilometra.

Në paradë u shfaqën gjithashtu edhe sistemet kundërajrore kineze HQ-17 dhe FK-3.

Komentatorja e televizionit shtetëror deklaroi: “Serbia është vendi i parë në Evropë që ka marrë sisteme të tilla nga Kina”.

E vërteta është se Serbia është VENDI I VETËM në Evropë që sjell teknikë ushtarake nga një shtet komunist në kontinent.

Teknikë e cila së shpejti do të ruajë centralin bërthamor rus, ndërtimin e të cilit Aleksandar Vuçiq e ka rënë dakord së fundmi me Putinin.

Ndërkohë, Komisioni Evropian hesht turpshëm.