Aktuale

Strategjia kundër Polonisë për Kupën e Botës 2026, Sylvinho me dy risi në Kombëtare, ‘i merr’ tjetër futbollist Kosovës

Sylvinho përforcon mbrojtjen në prag të sfidës play-off të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Polonisë në Varshavë më 26 mars, një duel deçiziv që do vendos nëse tanët do marrin një biletë për në finalen play-off kundër fituesit të çiftit Ukrainë – Suedi, apo do ndalen këtë për ‘ëndrrën amerikane’.

Në kuadër të sfidës kundër polakëve, trajneri Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë nisur prej javësh punën, duke takuar nga pranë edhe disa futbollistë si kapiteni Berat Gjimshiti dhe veterani Elseid Hysaj.

Por Sylvinho nuk është ndalur këtu. Duket se këtë herë trajneri do bëjë dy afrime të reja në ekip, këtë herë në mbrojtje. Bëhet fjalë për futbollistin e AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios dhe mbrojtësin e Lechia Gdansk në Poloni, Bujar Pllana.

Stavros Pilios (25 vjeç) ka disa muaj që përflitet për një afrim te Shqipëria dhe 25 vjeçari është ideal për krahun e majtë të mbrojtjes, teksa këtë sezon në Greqi ka luajtur 30 ndeshje duke asistuar në katër raste.

Sipas medieve pajisjen me pasaportën shqiptare e ka përfituar edhe Bujar Pllana, mbrojtësi qëndror, por që luan edhe në krahun e djathtë. Pej verës së vitit 2024 ai luan në Poloni me Lechia Gdansk dhe i njeh mirë polakët. Pllana ka qenë pjesë e moshave U-21 të Kosovës në tre raste, por nuk është preferuar më pas nga ‘Dardanët’ të cilët e kanë ‘harruar’.

Të Ngjashme