Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Studim: Mungesa e gjumit bën që truri të fillojë të “hajë veten”

Kur gjumi shtyhet për shumë kohë, truri nuk ndihet vetëm i lodhur, ai fillon të ndryshojë.

Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience zbuloi se mungesa e rëndë e gjumit shkakton një proces ku truri nis të shpërbëjë pjesë të vetes.

Kërkuesit vëzhguan se astroçitet, qelizat që zakonisht pastrojnë lidhjet nervore të dobëta ose të dëmtuara, bëhen tepër aktive pa gjumë të mjaftueshëm.

Në vend që të kujdesen për mirëmbajtjen, ato fillojnë të shpërbëjnë edhe sinapsat e shëndetshme.

Në të njëjtën kohë, qelizat imunitare të trurit, të quajtura mikrogli, rrisin aktivitetin e tyre duke krijuar modele të ngjashme me ato që shihen në sëmundje neurodegjenerative si Alzheimer-i.

Me kalimin e kohës, privimi kronik i gjumit mund të rrisë në heshtje rrezikun për dëmtime të qëndrueshme të trurit.

Brezi Gen Z po përjeton një nivel lodhjeje të paprecedentë, më të lartë se çdo brez tjetër deri më sot.

Kjo nuk është thjesht një ndjesi subjektive, por një realitet i mbështetur nga studime të fundit, të cilat tregojnë se lodhja fizike dhe mendore është kthyer në një gjendje të përhershme për shumë të rinj.

Ekspertët theksojnë se një nga faktorët kryesorë është mungesa kronike e gjumit.

Përdorimi i vazhdueshëm i telefonave dhe pajisjeve digjitale, veçanërisht gjatë natës, po prish ciklet natyrore të gjumit dhe po e bën gjithnjë e më të vështirë rikuperimin e energjisë.

Për shumë të rinj, mendja nuk “fiket” kurrë plotësisht, sepse mesazhet, rrjetet sociale dhe puna janë gjithmonë të pranishme.

Një tjetër arsye lidhet me ndjesinë se puna dhe angazhimet nuk kanë më kufij.

Edhe pas orarit zyrtar, shumë të rinj ndihen të detyruar të jenë të disponueshëm, çka e shndërron jetën e përditshme në një cikël të pandërprerë stresi dhe lodhjeje.