Lifestyle

Studimi: Ky është detergjenti larës që rrezikon shëndetin tuaj, përdoreni sa më rrallë

Përdorimi i rregullt i zbardhuesve dhe dezinfektuesve është lidhur me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda të mushkërisë, sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët. Studimi, i realizuar mbi më shumë se 55 mijë infermiere në SHBA, ka zbuluar se përdorimi i dezinfektuesve lidhet me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Studimi, që ka zgjatur 30 vjet dhe është kryer nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Shkencore dhe Mjekësore, ka treguar se individët që përdorin këto produkte vetëm njëherë në javë kanë 32% më shumë mundësi të zhvillojnë këtë sëmundje. Sëmundja pulmonare obstruktive kronike përfshin një grup sëmundjesh të mushkërisë, si emfizema dhe bronkiti kronik, që shkaktojnë vështirësi në kalimin e ajrit nëpër rrugët e ajrit për shkak të ngushtimit të tyre.

Po ashtu, përdorimi i dezinfektuesve është lidhur me një rrezik më të lartë për probleme të tjera respiratore, si astma. Ky studim i fundit mendohet të jetë i pari që ka identifikuar një lidhje midis sëmundjes pulmonare obstruktive kronike dhe disa substancave të pastrimit, të njohura si përbërës të amonit kuaternar.

“Efektet potenciale të kundërta të ekspozimit ndaj dezinfektuesve me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike kanë marrë shumë pak vëmendje, edhe pse dy studime të fundit në popullsinë evropiane kanë treguar se të punuarit si pastruese lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike”, thotë hulumtuesja shkencore Orianne Dumas. “Në dijeninë tonë, ne jemi të parët që tregojmë për lidhjen mes dezinfektuesve dhe sëmundjes pulmonare obstruktive tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe që kemi hetuar substanca specifike që mund të fshihen pas kësaj lidhjeje”, shton ajo.

/vizionplus.tv

Të Ngjashme