Pavarësisht përhapjes shqetësuese të sëmundjeve neurodegjenerative në mbarë botën, shkenca vazhdon të kërkojë rrugë të reja për trajtim dhe parandalim. Një nga zbulimet më premtuese së fundmi lidhet me një përbërës natyral të quajtur Urolitina A – një aleat i fuqishëm kundër demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit.
Sipas një studimi të fundit danez, i publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Alzheimer’s Association”, Urolitina A – një substancë që gjendet tek frutat e pyllit si dredhëzat, manaferrat, arrat dhe veçanërisht shegët – mund të ndihmojë në ngadalësimin e zhvillimit të kësaj sëmundjeje komplekse.
Urolitina A ndihmon në përmirësimin e funksionit të mitokondrive – “bateritë” energjetike të qelizave tona – të cilat shpesh dëmtohen me kalimin e moshës dhe lidhen drejtpërdrejt me rënien e shëndetit muskulor dhe atë nervor. Studiuesit danezë kanë treguar se kjo substancë mund të vonojë shfaqjen e simptomave të Alzheimerit dhe të përmirësojë kujtesën.
“Urolitina A ka potencial për të zbutur çrregullimet e kujtesës dhe për të mbështetur funksionin nervor në rastet e demencës,” – shprehen autorët e studimit. Kjo substancë, e cila prodhohet edhe nga bakteret e zorrëve gjatë tretjes së këtyre frutave, përbën një burim natyral të mbrojtjes kundër plakjes së trurit.
/vizionplus.tv
