Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Studimi zbulon: Njerëzit që flasin me veten janë më të motivuar dhe të suksesshëm

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që flasin me veten e tyre me zë janë më të suksesshëm se ata që nuk e bëjnë këtë. Profesori i psikologjisë në Universitetin e Wisconsin, Gary Lupyan, shpjegon se të folurit me veten mund të ndihmojë në organizimin e mendimeve dhe krijimin e qartësisë mes mendimeve të ngatërruara.

Në momentet kur jeni të ngarkuar me shumë mendime ose ndiheni të pasigurt, duke folur me veten tuaj mund të ndihmojë për të strukturuar idetë dhe vendimet. Ky proces mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të rifituar fokusin dhe energjinë.

Gjithashtu, nëse flisni me veten tuaj në mënyrë pozitive mund të shtojë motivimin. Kur inkurajoni veten, është si të merrni një fjalim motivues nga dikush tjetër. Ky mund të jetë një “pep talk” personal që ju ndihmon të kaloni sfidat dhe të arrini qëllimet që keni vendosur për veten tuaj.

Psikologët thonë se ky është një mjet që mund ta përdorin edhe ata që kanë më shumë mundësi të arrijnë sukses, duke u motivuar dhe fokusuar. Pra, mos hezitoni të flisni me veten tuaj, mund të jetë çelësi për të arritur atë që dëshironi! Dhe mos harroni asnjëherë! Kur të ndiheni të vetmuar, flisni me veten tuaj!