Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Stuhi e fortë në Maqedoninë e Veriut, trageti me turistë nga Liqeni i Ohrit kalon në ujërat shqiptare

Reshjet e mëdha të shiut dhe stuhitë kanë përfshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e kushteve të motit të keq, një traget turistësh që udhëtonte nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, u detyrua të kalonte në ujërat territoriale të Shqipërisë.

MGID Paragrafi 2

Sipas ABCnews, Autoritetet e kufirit në Pogradec konfirmuan se trageti kaloi përkohësisht në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit për shkak të dallgëve të larta dhe stuhisë së fortë.

Pas disa minutash lundrimi në ujërat shqiptare, trageti pritet të kthehet sërish në ujërat maqedonase, pasi stuhia ka ulur intensitetin.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar