3
Stuhia “Leonardo” ka përfshirë gadishullin Iberik me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta të enjten, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.
Një person humbi jetën në Portugali nga përmbytjet pasi makina e tij u rrëmbye nga uji. Po ashtu, një grua është zhdukur në Spanjë pasi u tërhoq nga rryma e fortë e lumit Turvilla gjatë përpjekjes për të shpëtuar qenin e saj.
“Leonardo” është stuhia më e fundit në një seri të gjysmë duzine stuhish dimërore që kanë goditur gadishullin Iberik që nga fillimi i vitit 2026, duke shkaktuar viktima, rrëzimin e çative dhe përmbytje masive në qytete të shumta.
Zëvendëskryeministrja e Spanjës, Maria Jesus Montero, raportoi se 148 rrugë ishin bllokuar, sidomos në provincën e Cadiz, dhe 3,500 policë janë dërguar për të asistuar në evakuime.
Moneytizer Paragrafi 4
Në Portugali, 14 lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje. Ndërkohë, stuhia “Marta” pritet të godasë rajonin gjatë fundjavës, duke sjellë edhe më shumë përkeqësim të kushteve atmosferike.