Mbrëmjen e djeshme Selin ka patur një debat të fortë me Rogertin, i cili i është drejtuar banores duke i thënë se ka “sugar daddy”, si dhe e ka pyetur se kush i ka blerë rrobat.
Gjithashtu Rogerti i ka përmendur Selin edhe një teze që ajo ka në Londër, ku sipas banorit, ajo dhe gruaja e tij janë shoqe.
Lidhur me akuzat e rënda që ka bërë Rogerti ndaj Selin, ka reaguar familja e balerinës. Sipas tyre, këto deklarata të banorit kanë prekur drejtpërdrejt nderin, dinjitetin dhe integritetin e saj si grua dhe profesioniste.
Familja shton se përdorimi i fjalës “sugar daddy” është shpifje e pastë dhe cenon rëndë figurën e saj morale.
Familja kërkon që të merren masat a duhura për Rogertin, që sipas tyre, ai ka vënë në dyshim dhe integritetin e saj profesional, duke sulmuar aftësinë e saj si balerinë.
“Selin ka hyrë në këtë eksperiencë me dinjitet, korrektësi dhe respekt për rregullat. Presim që i njëjti standard të ruhet dhe ndaj saj”, e mbyll deklaratën familja e banores së “Big Brother VIP 5”.
