Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulm me thikë në një tren në Britani, 10 të plagosur, 9 në gjendje kritike

Dhjetë persona ndodhen aktualisht nëpër spitale britanike, përfshirë nëntë me lëndime që rrezikojnë jetën pas një sulmi me thikë në trenin Doncaster–London King’s Cross të shtunën mbrëma.

Dy persona janë arrestuar pasi disa viktima u therën me thikë në tren.

Policia Britanike e Transportit tha se oficerët kundërterrorizmit po mbështesin hetimin ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhe motivin e sulmit.

Dëshmitarë okularë thanë për BBC-në se një burrë me krah të gjakosur u pa duke vrapuar nëpër një vagon duke bërtitur “Ata kanë një thikë”, ndërsa një dëshmitar tjetër raportoi se ka parë policinë duke përdorur pistoletë elektrike ndaj një burri në platformë.

Kryeministri Keir Starmer e përshkroi sulmin si “thellësisht shqetësues” dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe falenderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre”, shkroi ai në platformën amerikane të medias sociale X.

Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood tha se është “thellësisht e trishtuar” për sulmin me thikë.

“U bëj thirrje njerëzve të shmangin komentet dhe spekulimet në këtë fazë të hershme”, shkroi ajo në X.