1
Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank tha se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment.
Sipas Reuters, Ai theksoi se një sulm i gjerë kundër aleancës mbetet një rrezik i mundshëm deri në 2029-ën nëse Moska vazhdon ritmin e tanishëm të furnizimit me armatime.
Moneytizer Paragrafi 2
Në vijim forcat ajrore ruse ruajnë aftësi të konsiderueshme luftarake dhe kapacitete bërthamore që janë ende të paprekura, ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje.
Sollfrank theksoi se Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër, edhe pse nuk tha se një veprim i tillë po planifikohet aktualisht.
Moneytizer Paragrafi 4
Ai vuri në dukje tre faktorë vendimtarë që do të përcaktojnë nëse Rusia do të sulmojë, fuqia ushtarake, përvoja luftarake dhe udhëheqja.
“Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda sferës së mundësive. Nëse do të ndodhë apo jo, varet nga sjellja jonë”, tha gjenerali gjerman.
Gjermania gjithashtu planifikon të rrisë stafin e saj ushtarak me 60 mijë efektivë, duke e çuar totalin në rreth 260 mijë ushtarë, si pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar kapacitetet mbrojtëse.

