Lajme

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) të Irakut thonë se dy sulme nga SHBA-të dhe Izraeli kanë synuar forcat nën Komandën e Operacioneve në Nineveh në 24 orët e fundit.

Sulmi i fundit ndodhi në orën 5:20 të mëngjesit sot me kohë lokale, tha ajo, citon Al Jazeera. Asnjëri nga sulmet nuk shkaktoi viktima.

Gjatë luftës në Iran, forcat amerikane kanë kryer sulme të shumta ndaj PMF-së , një grup paraushtarak që është pjesë e ushtrisë së Irakut dhe ka disa brigada të lidhura me Iranin.

Të Ngjashme