Aktuale

Sulmet e nisura nga Irani, 8 persona mbetën të plagosur në Katar

Ministria e Brendshme e Katarit tha se tetë persona u plagosën këtë mëngjes në sulmet iraniane ndaj vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në 16 që nga fillimi i sulmeve një ditë më parë.

Ministria tha se sulmet shkaktuan gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme.

Po ashtu, Aeroporti i Dubait u godit nga një raketë iraniane, raportoi televizioni shtetëror iranian IribNews, teksa tregoi imazhe të një reje të lartë tymi që ngrihej nga një ndërtesë.

Të Ngjashme