Lajme

Sulmet izraelite në Liban: 10 të vrarë në 24 orë, shkatërrohet ura kyçe mbi lumin Litani

Ministria e Shëndetësisë libaneze tha të hënën se 10 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Liban gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria izraelite shkatërroi të hënën një urë të madhe mbi lumin Litani në Libanin jugor, në një veprim që mund të prishë ndjeshëm lëvizjen midis zonave kryesore në jug dhe Bekaas perëndimore, ka raportuar Anadolu.

Më herët të hënën, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha në një deklaratë se ushtria do të shënjestronte urën, duke pretenduar se masa kishte për qëllim “të parandalonte transferimin e përforcimeve dhe pajisjeve ushtarake” te Hezbollahu.

Kjo shënon kërcënimin e parë të drejtpërdrejtë izraelit për të synuar urën, shkatërrimi i së cilës pritet të ketë efekte të gjera në lëvizshmërinë në të gjithë rajonin.

Lumi Litani përshkohet nga shtatë ura, katër prej të cilave janë kryesoret: Qasmiyeh, Khardali, Qaqaiyat al-Jisr dhe Tayr Felsay. Ura Qasmiyeh është më e madhja, me një degë më të vogël të quajtur Ura e Arziut, e cila u shemb gjithashtu të hënën.

Presidenti libanez Joseph Aoun i dënoi sulmet, duke i quajtur ato një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një “shkelje flagrante të sovranitetit libanez”.

Ai paralajmëroi se shkatërrimi i infrastrukturës dhe objekteve jetësore në Libanin jugor mund të jetë një prelud i një pushtimi tokësor, duke thënë se Libani kishte paralajmëruar vazhdimisht kundër një veprimi të tillë përmes kanaleve diplomatike.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban është rritur në 1,039, nw mesin e tyre tw paktën 118 fëmijë dhe 79 gra, që nga fillimi i ofensivës së zgjeruar të Izraelit më 2 mars, njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Ministria tha se 90 persona të tjerë u plagosën gjithashtu, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve në të paktën 2,876./teve1.info/

Të Ngjashme