Lajme

Sulmet SHBA-Izrael “shkatërrojnë plotësisht” sinagogën në Teheran

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë “shkatërruar plotësisht” një sinagogë në Teheran, sipas mediave iraniane, ndërsa sulmet në të gjithë Iranin  vranë më shumë se një duzinë njerëz gjatë natës.

“Sipas informacioneve paraprake, Sinagoga Rafi-Nia … u shkatërrua plotësisht në sulmet e mëngjesit të sotëm”, raportoi të martën gazeta Shargh, citon Al Jazeera.

Shargh e quajti sinagogën “një nga vendet më të rëndësishme për t’u mbledhur dhe festuar nga hebrenjtë e Khorasanit”, duke iu referuar provincës verilindore të Iranit.

Sulmet ishin ndër një seri sulmesh SHBA-Izraelite gjatë natës, në të cilat të paktën 15 persona u vranë në të gjithë Iranin, raportuan mediat lokale.

Të Ngjashme