
Që nga 9 shkurti 2025, pas rikonfirmimit të Vetëvendosjes si forca politike dominuese në Kosovë, media dhe diplomatët shqiptarë kanë vëzhguar një rritje të koordinuar të sulmeve ndaj saj.
Analisti Sadri Ramabaja më një metaforë të njohur politike, ka thënë VV-ja përballet me “piranja” – grupe të organizuara që veprojnë si tufë për të goditur opozitën dhe modelin e saj të qeverisjes.
Shkrimi i Ramabajës:
Modeli i VV-së: Sulmi i sinkronizuar i piranjave
Në një tv shqiptar ka kohë që po promovohet fuqishëm një emision debati me një emër tepër domethënës – Piranjat.
Në një kërkim të shpejtë do të mësojmë se pse ky lloj peshku, që ka dhëmbë të mprehtë dhe vepron si tufë, duke sulmuar në mënyrë të sinkronizuar dhe duke zhveshur prenë në pak sekonda, shndërrohet në metaforë politike.
Në politikë, kjo i ngjanë një klase apo grupi interesash që vepron si “tufë” – ku secili individ nuk është i fuqishëm veçmas, por në bashkëveprim kthehet në mekanizëm shkatërrues.
Ambienti politik i ngritur në Republikën e Kosovës, me theks gjatë dy dekadave pas luftës titanike të UÇK-së së vegjëlisë, emri i këti peshku merrë kuptimin e mirëfilltë – atë të simbolit të grabitjes kolektive.
Beteja politike jo vetëm në ambientet politike e mediale në Kosovë, po zhvillohet me theks nga 9 shkurti 2025, kur VV si një forcë politike sui generis në hapësirën shqiptare, tashmë e shndërruar në model politik e qeverisës krejt ndryshe nga forcat tjera, u konfirmua sërish si forca politike dominuese.
Vënia në lëvizje e “piranjave” të të gjitha segmenteve që veprojnë gjithandej në hapësirën shqiptare, kudo: në media e diplomaci për rikthimin me çdo kusht të opozitës në pushtet, shpërfaqi qartë edhe një lloj koordinimi të këtij brezi biranjash, me sillojin e tyre në rrafshin global.
Por, sado që lufta e piranjave në Kosovë nuk kishte pushuar fare, duke mos u pajtuar asesi me produktin e Revolucionit demokratik të 14 shkurti 2020 – edhe më pak me promovimin e modelit politik e qeverisës të VV-së përgjatë një mandati të plotë që ia mundësonë sistemi ynë politik, nga 9 shkurti 2025, kur u rikonfirmua mundësia e vazhdimit të këtij modeli edhe për së paku 4 vitet pasuese, piranjat u alarmuan dhe janë hedhur në sulm të paparë. [Fragment]